Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Debat i ashpër në ‘Columbia University’ me ministrin Bushati: Ju bëni biznes me Turqinë, flini me Serbinë dhe flirtoni me Rusinë
„Amerika nuk ka aleat më të mirë se Shqipëria dhe amerikanët nuk kanë miq më të mirë se shqiptarët,” thotë profesor David L. Phillips. Ky është thelbi i një takimi të mbajtur këto ditë në Universitetin Columbia, ku ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati foli për sfidat e Ballkanit Perëndimor. Sfida që prekin marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Penetrimi rus dhe penetrimi turk me ngjyrim islamik në Ballkan, janë shqetësimet aktuale të SHBA për këtë rajon, të cilin prof Phillips e quan "rajon të komplikuar me marrëdhënie të komplikuara”. Rajon që ai e njeh mirë, sepse ka gati 30 vjet që punon me të. Po ai njeh mirë dhe Shqipërinë ku ka qenë me delegacionin e parë amerikan të nivelit të lartë që vizitoi vendin pas hapjes, së bashku me James Baker.
Rusia në Shqipëri
Shqetësim ka SHBA për rritjen e penetrimit rus në Ballkanin Perëndimor, dhe atë që sipas Neë York Times, e ka kthyer rajonin në fushëbeteje që të kujton Luftën e Ftohtë, ku rusët kanë akses në infrastrukturë dhe jetën publike. Rusia është shumë prezente në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Serbi. Influenca ruse është e fortë në elitat politike, në biznes dhe në media. "Ne, si Shqipëri e kemi konsideruar veten të jemi imunë ndaj Rusisë. Duhet të them se vitet e fundit Rusia ka tentuar të penetrojë në jetën publike, për shembull në media,” thotë ministri Bushati.
Turqia në Ballkan
Prof. Phillips, pyet nga vijnë financimet për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. "Nga përvoja ime me Shqipërinë, nacionalizmi aty ka pasur vlera më të mëdha se sa islamizmi. A kanë zëvendësuar këto vlera njëra tjetrën?”, është pyetja që ai i drejton ministrit shqiptar, i cili e mbron kështu ndërtimin e xhamisë: "Xhamia është ndërtuar, nuk e di pse kjo duhet debatuar. Për një kohë të gjatë komuniteti mysliman në Tiranë nuk ka pasur xhami dhe klerikët shkonin në shkollat publike.” Ministri konfirmon marrëdhëniet e mira me Turqinë por shton "kjo nuk na ka penguar që të jemi vigjilentë për çështje të politikave ndërkombëtare. Në disa raste ne kemi qenë në drejtim tjetër nga Turqia.” Jo, thotë Prof. Phillips. "Kur Parlamenti Evropian ka mbajtur qëndrim ndaj Turqisë, ju keni mbajtur anën e Turqisë.”
Edhe nga publiku bëhen pyetje për investimet turke në rajon. Gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra ndodhet në publik dhe shfrytëson rastin për të treguar qëndrimin e saj, që nuk përputhet me atë të ministrit shqiptar. Gazetarja thotë se në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, Turqia e Erdoganit ka axhendë islamike. Gra dhe burra shqiptarë i janë bashkuar ISIS.
"Nuk ka politika për preferenca ndaj investimeve turke në Shqipëri. Turqia është vendi i pestë për investimet në Shqipëri. Shqiptarët po japin kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit,” mbrohet ministri Bushati.
Një përfaqësuese e diasporës ka qëndrim më radikal kur thotë për politikën shqiptare: "Ju bëni biznes me Turqinë, flini me Serbinë dhe flirtoni me Rusinë”.
Prof. David Phillips këshillon krijimin e një akademije ku të jepen mësime për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ku Universiteti Columbia mund të ndihmojë me kontributin e vet.
Greqia dhe Shqipëria
Të gjithë këto i dëgjon me vëmendje ambasadorja greke pranë OKB, Maria Theofili. Ajo është e para që e merr fjalën nga publiku për të dhënë një mesazh nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. "Greqia mbështetet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Secili nga vendet është një rast më vete. Me Shqipërinë, Greqia do i zgjidhë problemet ne një paketë më vete.”
"Dërgoji të fala ministrit, dhe thuaji aty ku ndodhet në Vjenë, që në bisedimet që janë duke u zhvilluar të gjejë një zgjidhje para takimit të ministrave të Nato-s, që pritet të mbahet në korrik,” thotë prof. Phillips i cili nuk e përmend emrin e Maqedonisë, por të gjithë e dinë për çfarë bëhet fjalë.
Paketa si zgjidhje për Shqipërinë përmban me siguri ligjin e luftës, i cili është ende në fuqi midis Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe Greqia nuk pranon ta shfuqizojë. Por jo vetëm kaq. Nga publiku ngrihet pyetja për atë që quhet "Çështja Çame”. Një përfaqësues i Oganizatës shqiptaro-amerikane "Çamëria", pyet a është Çamëria temë e bisedimeve që Shqipëria zhvillon aktualisht me Greqinë dhe kërkon më shumë transparencë për këtë çështje, sepse informacionet nga politikanët e të dy vendeve janë të ndryshme.
Bushati nuk e përmendi Kosovën
Ministri Bushati thotë në tavolinën e bisedimeve flitet për çështje të së kaluarës, por edhe të jetës së përditshme të qytetarëve. Edhe këtu Prof. Phillips ofron ndihmën e shoqatës për dialogun historik të drejtuar prej tij. Ministri Bushati nuk e përmendi Kosovën më vete në pikat për të cilat foli. Ka disa kohë që Shqipëria nuk ka më nevojë të luajë rolin e avokatit mbrojtës për Kosovën. Kosova ka aktualisht avokatë mbrojtës më të mirë se Shqipëria. "Shqipëria mbështet përpjekjet e Kosovës për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me vendet fqinjë, dhe liberalizimin e vizave”, tha sidoqoftë ministri Bushati. (Deutsche Welle)
Takimi i NATO-s, Bushati përshëndetet me Pompeo dhe i uron suksese për detyrën e re
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38