Flash News

KRYESORE

Debat me tone të larta në studio, juristi: Mos bëj këtu si profesor, analisti: Më shih në sy, mos më kthe kurrizin!

Debat me tone të larta në studio, juristi: Mos bëj këtu si

Juristi Çlirim Gjata ka pasur një debat të ashpër me analistin Ilir Demalia, i cili kishte kishte ardhur për herë të parë në emisioni nga Bostoni. Episodi ndodhi në emisionin “360 gradë”, ku po diskutohet tema: “Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, si trekëndëshi i Bermudeve”.

Përplasja nisi kur Demalia u shpreh se të ftuarit nuk po tregoheshin transparent duke mbajtur anën e palëve.

“Kush je ti që sillesh si profesor. Ti jeto në Boston dhe vjen këtu e na bën neve moral. Ti nuk i njeh çështjet si ne që jetojmë këtu. Ti ke marrë inatë të gjithë. Të lutem, më lejo të flas”, i tha Gjata analistit Demalia.

“Mos më kthe shpinën, më shiko në sy. Edhe t’i je produkt i korrupsionit të këtij vendi. Unë nuk po sillem si profesor dhe as nuk e kam këtë titull ”, iu përgjigj Demalia.

Situata u qetësua pas ndërhyrjes së moderatorit Zheji, i cili nuk e priti mirë debatin me tone të larta mes Gjatës dhe Demaliajt.

Në pritje të dorëheqjes së Xhafajt, juristi: Ai mund të jetë peng i vëllait të tij

Të fundit