Flash News

KRYESORE

Debat në Ditën e Gruas, Fatma Haxhialiu - Sevim Arbanës: Nuk do hyj në projektet tuaja

Në emisionin "Trokit" në InTv moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni i kushtuan sot vëmendje 8 Marsit.

Të ftuarat e puntatës së sotme ishin Sevim Arbana dhe Klaudia Hila, të cilat treguan historitë e tyre personale dhe ndjesitë për këtë ditë. Sevim Arbana prej vitesh merret me të drejtat e grave dhe foli dhe për protestat e ditës së sotme, aktivitet i mbajtur nga Fatma Haxhialiu duke shprehur haptazi pakënaqësinë, sidomos ndaj një detaji:

‘Më bëri edhe për të qeshur, por është shumë e rrezikshme. Ato thonë se për herë të parë do lançojnë një numër telefoni për gratë e dhunuara. Në 2010 UN Women dhe ne kemi promovuar telefonin falas, mos të themi që në ’95 kemi vënë telefonin ‘Grua’. Ti nuk mund të fillosh Shqipërinë vitin 0, nuk mund të thuash ‘UNË’ për herë të parë’.

Fatma, nga ana e saj ka reaguar menjëherë duke iu drejtuar Sevim Arbanës se nuk do të hyjë pjesë në buxhetet e "projekteve" të saj dhe se e gjitha është iniciativë vullnetare e disa vajzave që duan të luftojnë për vendin e tyre:

"Jam shume e lumtur qe pas fushates tone me ne fund i doli gjumi dhe ca grave te tjera organizatash, qe kishin humbur pa nam e nishan tere keto kohe :)

Mos u shqetesoni te dashurat e mia, Fatma nuk do ju hyj ne pjese ne buxhetet qe kerkoni per "projektet" tuaja qe per fat te keq nuk moren kurre jehonen e fushates tone, pa leke por me vullnetare.

Pa merak se une nuk jam Ojf, e Ojq, ndaj kthehuni nga ana tjeter e vazhdoni gjumin😘

Une dhe shume vajza te tjera aktiviste jemi gjaku dhe nervi i ri i kesaj shoqerie, idealiste qe ende kane shpresa se ky vend do te behet, gjerat e medha jua kemi lene juve ne dore, mqs e keni deshmuar efikasitetin 😉

Peace and love sisters🙌"

Momentin kur Sevim Arbana flet për Fatmën mund ta dëgjoni në minutën e 16:53:

Të fundit