Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Debat në Turqi/ A duhet të përmbytet një nga vendbanimet më të vjetra të kontinentit?
Një vendbanim i ri me shtëpi të ulëta - diçka të tillë e sheh rrallë në juglindjen e varfër të Turqisë. Këtu do të zhvendosen banorët e qytetit me histori të pasur, Hasankeyf. Edhe Çetin Yildirimer në të ardhmen me nënën e tij do të banojë në këtë vendbanim të ri. Por ai nuk gëzohet për këtë, sepse nuk është zgjedhja e tij. Shtëpia e tij poshtë në luginën e Hasankeyf do të zhduket, pasi nga lumi Tigris këtu do të ndërtohet një digë gjigande. Ndaj njerëzit duhet të shpërngulen në Hasankeyfin e ri në një rrafshnaltë:„Çfarë sjell një qytet i tillë i ri, kur për të asgjësohen historia dhe kultura? Këtu ne jemi pronarë shtëpie, por mund të thuash, që ne njëkohësisht i kemi humbur të drejtat tona."
Hasankeyf ndodhet në mes të njërit prej vendbanimeve më të vjetra të njerëzimit. Lugina është e banuar që nga shekulli i tretë. Asirianët, romakët dhe Seldçukët kanë lënë gjurmët e tyre këtu. Disa xhami dhe varre të rëndësishme historike janë transportuar në një park arkeologjik.
3000 banorët e Hasankeyfit jetojnë nga turizmi. Yildirimer është shoqërues turistësh dhe ai u shet atyre broshura me ngjyra. Se me çfarë do të jetojë ai pas përmbytjes së qytetit, këtë as vet nuk e di. Në Hasankeyfin e ri nuk ka punë:„Që para se të bartemi këtu kemi shpenzuar rreth 5000 Euro për rikuperimin e mangësive që kishte kjo shtëpi. Nga ana tjetër që tani janë duke ardhur gjithnjë e më pak turistë. Dikur këtu kishte 20 shitësh broshurash turisitke. Tani kanë mbetur vetëm gjashtë."
Në mbarë botën mbrojtësit e mjedisit dhe arkeologët janë angazhuar për ruajtjen e Hasankeyfit. Kredidhënësit europianë u tërhoqën prej projektit energjetik të digës. Por as kjo nuk ndihmoi. Policia u është kundërvënë ashpër protestave në vend, siç ndodhi edhe në fund të korrikut.
Banorët e dinë, se qyteti i tyre Hasankeyfi nuk mund të shpëtohet më. Por si do t'i bëhet më tej? Politikanët u premtojnë atyre një të ardhme të ndritur pranë digës: Abdullah Talhan, kryetari bashkie në Hasankeyf:„Kjo do të jetë diga më e madhe në Europë, 170 km e gjatë. Në brigjet e saj do të krijohen zona të reja, ku mund të peshkohet apo të organizohen ture me anije."
Turistët në fakt nuk do të kenë dëshirë që të kthehen sërish në Hasankeyf për të peshkuar në digë. Ja si shprehet një turist: „Kjo është një trashëgimi e kulturës botërore. Asnjë lloj energjie nuk ka vlerë për ta shkatërruar këtë trashëgimi."
Kurse banorëve do t'u duhet ta nisin nga zeroja në Hasankeyfin e Ri pa e ditur se çfarë i pret e si u vjen e ardhmja. Çetin Yildirimer do të preferonte të vazhdonte t'u tregonte turistëve shpellat gëlqerore të kësaj zone. Më të vjetrat prej tyre janë rreth 3000 vjeçare. Dikur ato shërbenin si varreza, më vonë u kthyen në vendbanime. Deri në vitet 1970. Më vonë vetëm pak prej këtyre shpellave do të mbulohen prej ujit të digës. Shoqëruesi i ri i turistëve nuk arrin ta kuptojë, se si protesta kundër këtij projekti nuk ishte edhe më e madhe me jehonë mbarëbotërore: "E gjitha kjo nuk është se u përket vetëm njerëzve në Hasankeyf apo në Turqi. Ky vend i përket të gjithë njerëzve! Këtu është djepi i njerëzimit."
Sidoqoftë këtej e tutje edhe për Yildirimer në vend të shpellave gëlqerore do të ketë një vendbanim të ri. Nga lugina poshtë ai ka sjellë dy fidanë pemësh dhe i ka mbjellë ato para shtëpisë së re. Nga vendbanimi i tij i mëparshëm për pak muaj nuk do të mbetet më asgjë më tepër se kaq. Hasankeyfi i lashtë do të mbulohet përgjithmonë nga uji./ Burimi: DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38