Flash News

KRYESORE

“Debat për mënyrën e debatit”/ Basha: Edi Rama të mos fshihet, por të vijë në seancë. Balla: Je shumë i dobët, shyqyr që të kemi

“Debat për mënyrën e debatit”/ Basha: Edi Rama

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me një debat midis mazhorancës dhe opozitës për mënyrën se si duhet të zhvillohet debati për dështimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kryeopoztari Lulzim Basha kërkoi në mënyrë kategorike që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancë dhe të mos i shmangej përgjegjësisë për dështimin me negociatat. Ai i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të ndërpresë seancën deri sa Rama të paraqitet në sallë, pasi përgjegjësi kryesor i kësaj situate nuk mund t’i bëjë bisht debatit.

“Është marrë një vendim për shtyrë shqyrtimin e vendimmarrjes. Përgjegjësi për këtë, përgjegjësi numër një për këtë dhe pengesa kryesore për mos-hapjen e negociatave, sot duhet të jetë këtu. Nuk mund t’i kërkosh kryetarit të opozitës të marrë foltoren dhe të nisë debatin pa përgjegjësin numër një në sallë. Prandaj, nëse zotëria po fshihet apo nuk i mbajnë leqet që të vijë këtu, ndërpre seancën, këshilloje, qetësoje, të marrë ato që merr, të vijë këtu në seancë sepse nuk mundet ai t’i bëjë bisht këtij debati. Prandaj zoti kryetar, bëj pushim, pezulloje seancën deri sa të vijë këtu përgjegjësi për këtë situatë”, u shpreh Basha në Kuvend.

Me kreun e PD-së replikoi Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS, i cili lexoi rregulloren dhe rendin e ditës ku nuk parashikohej ndonjë interpelancë me kryeministrin. Balla foli sërish për "vendim historik për hapjen e negociatave", çka shkaktoi të qeshura dhe ironi në sallë. Më pas, deputeti socialist u përqëndrua në sulmet ndaj Lulzim Bashës, ndërsa kërkoi që llogarinë për dështimin me negociatat ta jepte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe jo kryeministri Rama.

“Duhet të jemi korrekt me ata që na ndjekin kur i referohemi rregullores. E mirëpresim një debat me ju për vendimin historik të hapjes së negociatave... Je shumë i dobët, më dobti që mund të kishim përballë. Jemi të gatshëm të bëjmë debat me ty. Je i paimagjunueshëm, shyqyr që të kemi ne, por gjynah që të ka Shqipëria lider të opozitës. Unë propozoj që të fillojë debati me ministrin e Jashtëm dhe më pas do mbërrijë kryeministri...”,- tha Balla.

Debati për shtyrjen e negociatave, socialistët fshehin Ramën dhe “ia ngecin” Bushatit

Të fundit