Flash News

KRYESORE

Debat për Ritavn Bode/ Balla: Turp të thuash që Rama kap BSH me ish-ministrin e PD; Spaho: S’na përfaqëson më

Debat për Ritavn Bode/ Balla: Turp të thuash që Rama kap BSH me

Ritvan Bode, një nga emrat e propozuar për anëtar të Këshillit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë është kthyer në një temë debati mes mazhorancës dhe opozitës sot në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kritikon opozitën kur në seancën e djeshme u tha se me Boden Rama do të kapë Bankën e Shqipërisë.

“Është turp të thuash që Rama do të kapë Bankën e Shqipërisë me Ritvan Boden. S’vjen dita që Oerd Bylykbashi të bëjë gjyqin Bodes në këtë seancë. Bode ka qenë ministër në dy qeverisje të PD, edhe Suela Popa Tavo është kandidate serioze dhe s’mund të konsiderohet si përfaqësuese e PS”, tha Balla.

Në replikë të tij doli kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho i cili tha se Bode nuk është më përfaqësues i PD.

“Bode nuk është përfaqësues i PD por i Ramës, dje në seancën e ngritëm këtë çështje nga kreu i PD dhe s’pranojmë që përfaqësuesit që propozojmë ne, t'i caktoni ju. Trego një dokument komunikimi që ke bërë me PD ose me pakicën në parlament për këtë çështje, para se të thuash që i kam  ndjekur të gjitha rrugët. Referoju Kushtetutës”, tha Spaho.

Të fundit