Flash News

KRYESORE

Debate në komision për buxhetin e Dosjeve, Sula: Duam më shumë fonde

Debate në komision për buxhetin e Dosjeve, Sula: Duam më

Komisioni i ligjeve ka marrë sot në shqyrtim projekt-buxhetin për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve.

 E pranishme në komision, kryetarja e këtij Autoriteti, Gentjana Sula e cila u shpreh se nevojiten fonde shtesë për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve dhe rritjen e stafit të punonjësve.

“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga, kemi vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Duam siguri. Kamera. Alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. Është siguri kombëtare”, u shpreh ajo, duke theksuar rëndësinë e tyre.

 

Të fundit