Flash News

KRYESORE

Debate në Komisionin e Sigurisë/ Xhaçka: Meçollari nuk pranoi t’u jepte bazat detare miqve dhe familjarëve të Berishës

Debate në Komisionin e Sigurisë/ Xhaçka: Meçollari nuk

Po zhvillohet  seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për zgjedhjen e  Artur Meçollatit si pjesë e grupit negociator për çështjen e detit me Greqinë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka mori në mbrojtje negociatorin Artur Mecollari.

“Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Po kështu Meçollari nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër”, u shpreh Meçollari.

Sipas Xhaçkës, kjo është hakmarrje personale ndaj tij pasi nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare.Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike. Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht cila ishte shkelja që ai kishte bërë.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka ndërhyrë gjatë fjalës së Xhaçkës duke e konsideruar si avokate të djallit.

Të fundit