Flash News

KRYESORE

Debatet në grupin e PD: Berisha nuk 'e kapërdin' Ervin Salianjin. Basha: Mos fol më pa leje

Debatet në grupin e PD: Berisha nuk 'e kapërdin' Ervin

Mbledhja e mesditës së sotme e grupit parlamantar të Partisë Demokratike ka ngjallur debate të cilat kanë patur të bëjnë me votat pro të 2 deputetëve demokratë për kryetarin e ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar që të merren përgjegjësi dhe se deputetët e ndryshëm të mos bëjnë deklarata në emër të grupit pa marrë miratimin e grupit. Me ndërhyrjen e deputetit të ri të Korçës, Ervin Salianji ka pasuar edhe një debat mes tij dhe Berishës, njoftojnë burime të politiko.al nga mbledhja.

Ka qenë ndërhyrja e kryetarit Basha i cili i ka kërkuar Salianjit të heshtë dhe të mos flasë pa leje herë tjetër.

Duma dhe Salianji qenë dy deputetët 'më të nxituar' për të dalë me deklarata, menjëherë pas fiaskos së dy votave demokrate që rrodhën në drejtim të instalimit në krye të Kuvendit të Gramoz Ruçit.

Të fundit