Flash News

KRYESORE

Debatet në studio, Fevziu tregon histori personale: Nafta më prishi makinën

Debatet në studio, Fevziu tregon histori personale: Nafta më prishi

Emisioni ‘Opinion’ trajnton sot temën e cilësisë së karburanteve në vend, duke ju referuar një vlerësimi të bërë nga një grup gazetarësh, të cilët kanë dërguar në një laborator për të kontrolluar të dhënat e naftës që tregtohet në vend.

Të dhënat e nxjerra nga laboratori, të cilat e nxjerrnin naftën që tregëtohet në Shqipëri në nivelin më të ulët, janë kundërshtuar nga Nako Petro, Inspektoriati Shtetëror Teknik.

Por në këtë pikë ka ndërhyrë gazetari Blendi Fevziu i cili ka treguar rastin e tij personal ku tha se makina e tij ka qëndruar për dy javë në tako për shkak të naftës.

“Më ka ndenjur makina dy javë në tako pikërisht për naftën. Nuk ishin prishur sensorët, ishte nafta që kishte prishur makinën”, tha Fevziu.

 

Të fundit