Flash News

KRYESORE

Debati/ Arta Marku përplaset me prokurorin: Uluni ose do t'ju nxjerr jashtë, mbledhjen e drejtoj unë!

Debati/ Arta Marku përplaset me prokurorin: Uluni ose do t'ju nxjerr

Është shoqëruar me debate mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, mes kryeprokurores Arta Marku dhe prokurorit Sokol Malaj.

Gjatë takimit për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, kandidatin e vetëm në garë Vate Stakaj, Malaj ka kërkuar që të ndryshohet mënyra e përzgjedhjes, nëse kandidati quhet fitues merr 50 plus një.

Debati:

Malaj: Të nderuar kolegë, ne e dime se zgjedhja duhet bërë mes disa kandidaturash. Ky është një parim kushtetues. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit. Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos. Ne kemi të drejtë të ndryshojmë rregulloren me shumicën e anëtarëve.

Marku: Do vazhdojmë me rendin e ditës, kush nuk do të marrë pjesë në mbledhje është i lirë të largohet dhe bëhen ankimimet në gjykatën administrative të apelit.

Malaj: Unë ftoj prokurorët këtu që të ngrejnë dorën kush është dakord që të votohet me 1 të 10-ën për mënyrën e përzgjedhjes.

Marku: Mbledhjen e drejtoj unë, uluni përndryshe do të dilni jashtë.

Malaj: Ju e drejtoni por unë po bëj bnjë propozim që duhet respektuar.

Të fundit