Flash News

KRYESORE

Debati Balla-Basha në Parlament, Vasili i kërkon Ruçit dorëheqjen: Heshte kur u përfol një fëmijë, turp!

Debati Balla-Basha në Parlament, Vasili i kërkon Ruçit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka kërkuar dorëheqjen kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, pas përplasjeve mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla në seancën e së premtes.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili kritikon qëndrimin e Ruçit, i cili nuk e dënoi Ballën, pasi ky i fundit i përmendi Bashës të bijën në Kuvend.

Reagimi i plotë:  

Ruçi jep doreheqjen nga "Miqte e femijve",nuk denove Ballen,qe dhunoi verbalisht femijet.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk mundet më kurrsesi te drejtoje grupin e deputeteve "Miqte e femijeve".

Nen drejtimin e tij,ne sy te tij si drejtues i seances kur Taulant Balla permendi ne menyre te ulet,ne dhunim te cdo etike, ne seance plenare ne sallen e kuvendit vajzen e vogel te kryetarit te partise demokratike Lulzim Basha.

Kryetari Ruçi s'levizi as gishtin perpara nje ndyresie te tille publike kunder femijve.

Eshte e turpshme dhe amorale qe Ruçi per hir te

konformizmit,besnikerise,servilizmit dhe varesise ndaj Partise jo vetem qe nuk e deboi ne cast nga salla Ballen,por as nuk e paralajmeroi.

Po Ruçi ka qene ai qe ka bllokuar parlamentin,ka futur Garden dhe ka bere hatane per nje fjale goje dhe ka perzene deputete nga salla.

Ndersa heshti kur u perfol nje femije.

Turp i madh qe nje femije perdoret ne mes te parlamentit, poshtersisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.

Gramoz jep doreheqjen nga drejtimi i

" Miqte e femijve".

Kjo eshte me e pakta qe mund te beje si politikan, si prind dhe si gjysh, ne te kundert s'perfaqson më asnjeren prej tyre dhe do te te mbetet vetem dashuria per sharlatanizmin e pagdhendur te Balles.

Të fundit