Flash News

KRYESORE

Debati Biden-Trump, kush fitoi? Arvizu: Ishte i vështirë për t’u parë! I lumtur që nuk jam ambasador i SHBA në Shqipëri në këto momente

Debati Biden-Trump, kush fitoi? Arvizu: Ishte i vështirë për

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Arvizu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në SHBA, me debatin Trump-Biden.

Në një intervistë për “PolitikOn” me gazetarin Alfred Lela, Arvizu konfirmoj se këto zhvillime kanë lënë  një shije të hidhur jo vetëm tek ai, si përfaqësues i vlerave tradicionale amerikane, por edhe tek shumë shtetas amerikan të tjerë. Sipas Arvizus, debati mes dy kandidatëve, vetëm debat që nuk ishte.

I pyetur se sa ndikim mund të kishte përzgjedhja e secilës nga këto figura në Shqipëri, ish-ambasadori është shprehur se Shqipëria është një vend i vogël, por që padyshim përzgjedhja e Biden do të ndihmonte diplomacinë amerikane dhe në rritjen sërish të reputacionit të SHBA në botë.

Intervista e plotë:

Lela: Komenti juaj për debatin Trump-Biden.

Arvizu: Pash debatin Trump-Biden dhe nuk u ndjeva mirë

Lela: Çdo të thotë kjo? Ju kujtoi Shqipërinë?

Arvizu: Nëse do të ishte Shqipëria do të ishte diçka me të cilin jam mësuar, por në këtë rast unë jam mësuar me stilin amerikan të debatit dhe si ish-ambasador ne mësonim të rinjtë, kryenim debate, dhe një debat nuk është ajo çka vumë re ditën e djeshme.

Lela: Kush fitoi?

Arvizu: Është vështirë të thuash se dikush nga ata fitoji. Sepse kishte kaq shumë përplasje mes njeri tjetrit dhe mendoj se debati ishte shumë hetues dhe i vështrirë për t’u parë. Bazuar në ato çka kam lexuar, njerëzit që kanë suportuar Trupin janë pro-sfidave. Megjithatë pavarësisht kësaj nuk besoj se njerëzve iu pëlqeu ajo çka panë dhe mendoj se Biden fitoi pikë në këtë aspekt.

Lela: Shqiptarët i shohin sipas interesave të tyre zhvillimet në SHBA. Kush mendoni se do të ishte zgjedhja më e mirë për Shqipërinë apo edhe Ballkanin? Biden apo Trump?

Arvizu: Përgjigja është shumë e thjesht dhe kjo është Biden. Do të jemë shumë i drejtpërdrejt me ju. Përsa i përket Shqipërisë, nuk mendoj se ndonjë nga kandidatët kanë një plan të qartë në axhendën e tyre. Shqipëria është një vend i vogël. Mund të flasin për marrëveshjet, por Shqipëria nuk është objekt i kësaj bisede. Megjithatë, me Biden do të kemi një rikthim të diplomacisë së SHBA për BE, Nato.

Unë nuk po them se çfarë është apo nuk është perfekte, por zgjedhja e tij do ta bënte më të fortë reputacionin e SHBA në botë.

Lela: Vërtetuat dyshimet e anti-sorosianëve në Tiranë që ju jeni sorosian. Jua them në formë gjysmë-shakaje...

Arvizu: Nuk është gjysmë-shaka, por unë nuk do të prononcohem në këtë pikë. Ky është një debat që mund ta bëjmë njëherë tjetër. Cështja është se unë e mbështes amerikën tradicionale dhe vlerat e saj.  Jam i lumtur që nuk jam ambasadori i tanishëm i SHBA në Shqipëri sepse do të ishte shumë e vështirë për mua të përballoja këto zhvillime.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve të fundit, ne ende besojmë në demokraci dhe vlerat e drejta dhe do të shohim çdo ndodhi.

Të fundit