Flash News

KRYESORE

Debati/ Duma-Manastirliut: Mos e viktimizonin Inën, është grua e fortë dhe nuk kërkon mëshirë

Debati/ Duma-Manastirliut: Mos e viktimizonin Inën, është grua e

Në emisionin 'Open' në Top Channel ka patur debat midis deputetes demokrate, Grida Duma dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manistirliu, për protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit.

Manastirliu kërkoi nga Duma që të distancohet nga dhuna në protestë dhe të flasë më shumë për plagosjen e efektives së policisë, Ina Nuka. Deputetja e kritikoi këtë qëndrim të ministres duke theksuar se mazhoranca po përpiqet ta vendosë policen Nuka përballë protestës së ligjshme të banorëve të 'Unazës së Re'.

Duma theksoi se Ina Nuka është një grua e fortë që nuk ka nevojë për mëshirë.

"Mjaft me viktimizimin. Ina është një grua e fortë që nuk kërkon mëshirë. Ajo është bërë pjesë e policisë", tha Duma.

Deputetja theksoi se policia nuk ishte përgatitur siç duhet për protestën, duke i nxjerrë efektivët si 'mish për top'.

Ministrja Manastirliu: Çfarë e drejte po shkelet te 'Unaza e Re' për të patur protesta të dhunshme?

Flet efektivja Ina Nuka nga spitali: Situata agravoi! U përpoqa të shmang lëndën plasëse

Të fundit