Flash News

KRYESORE

Debati Haradinaj- Mogherini, kryeministri i Kosovës tregon arsyen e tensionimit të situatës

Debati Haradinaj- Mogherini, kryeministri i Kosovës tregon arsyen e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar sërish përfaqësuesen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini për dështimin e dialogut me Serbinë.

Ai ka treguar edhe arsyen e tensionimit të situatës gjatë takimit të djeshëm me Mogherinin në Bruksel.

“Kosova më nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve. Do të binden të gjithë që kjo puna e taksës jo vetëm që nuk ka për t’u hequr, por do të konsolidohet dhe nuk do të ndryshojë deri në njohje të Kosovës. Është absurde heqja”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se Mogherini e ka çrregulluar dialogun dhe ka nxitur shumë probleme në rajon.

Të fundit