Flash News

KRYESORE

Debati i ashpër në emision/ Andi Bushati: E kthejmë në personale po deshe. Saimir Tahiri: Çohu...

Debati i ashpër në emision/ Andi Bushati: E kthejmë në

Emisioni ‘Të Paekspozuarit’ ka nisur me debat të ashpër midis ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dy gazetarëve të ftuar në studio, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Bushati ka deklaruar se i besonte akuzat e bëra nga Prokuroria për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës, por Tahiri ka reaguar duke e akuzuar gazetarin se po bënte akuzë penale dhe për këtë duhej të çohej dhe të shkonte në Prokurori.

“Ju e keni shumë kollaj të rrini në atë anë të banakut dhe t’i bëni të gjithë njësoj. Nuk e di nëse e bëni sepse e besoni apo për interes. Do ishte më e ndershme ta bënit për interes”, replikoi Tahiri.

“Ju nëse doni ta ktheni personale, unë nuk e kam aspak problem”, iu përgjigj Bushati.

Akuzat midis palëve kanë vijuar edhe më tej, ndërkohë që Tahiri akuzoi Bushatin për mashtrim sa i përket kanabizimit të vendit.

“Unë ju sjell shifrat të enjten tjetër po të doni. Por çfarë do të bësh ti? Unë e dhash dorëheqjen, ty kush të gjykon”, iu drejtua Tahiri gazetarit, duke i kërkuar dorëheqjen nga profesioni i gazetarit.

Tahiri e nis emisionin me një paralajmërim për Ylli Rakipin: Edhe ju duhet të kaloni në vetting

Mesazhet qe Saimir Tahiri transmetoi nëpërmjet veshjes

Të fundit