Flash News

KRYESORE

Debatoi me prindërit për makinën, mësohet shkaku i vetëvrasjes së 13-vjeçarit në Vlorë

Ditën e sotme në fshatin Fitore të Vlorës një 13-vjeçar i dha fund jetës duke qëlluar veten me plumb në kokë.

"Panorama" përcjell të tjera detaje nga policia e Vlorës. Shkak për këtë veprim fatal për 13-vjeçarin dyshohet se ka qenë një debat me prindërit e tij. Mësohet se 13-vjeçari kishte debatuar me prindërit se lëvizi makinën pa leje, dhe më pas i ka dhënë fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”.

13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë, armë të cilën nuk dihet nga e ka marrë.

Të fundit