Flash News

KRYESORE

Debati me Ramën, studenti e pranon: Po, unë jam koordinator i Partisë Socialiste

Marjano Prifti ishte një nga studentët e ftuar në emisionin “Top Show” për të diskutuar me kryeministrin Rama për protestën e kolegeve të tij.

Në një moment, ai u indinjua me disa foto që ishin publikuar në rrjetet sociale që tregonin se ai ishte militant i Partisë Socialiste.

“Po na degjenerojnë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj. Po, unë e pranoj se jam koordinator dhe pjesë e FRESH-it në Durrës dhe nuk ka asgjë të keqe të flas si student dhe të mbroj bindjet e mia”, tha ai i revoltuar.

Rama i kërkoi të mos merrej me akuzat.

Emrat dhe foto/ Të rinjtë e PS-së që përfaqësojnë studentët në debatin me Ramën; nga punonjësi i Gjiknurit tek fansat e deputetëve socialistë

Të fundit