Flash News

KRYESORE

Debati mes Eva Muratit dhe Rike Roçit, vajzat përballen për herë të parë në emision

Pas një fotografie të Rike Roçit të publikuar në një adresë false të Jurgen Klopp, moderatorja sportive Eva Murati, bëri një postim ironizues për ku  nuk dinte nëse komentin e Klopp ndaj dy vajzave shqiptare ta merrte si komplimet apo ofendim.

Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Rikja në rrjetet, duke i thënë Evës se thjesht duhet ta marrë si kompliment dhe të kënaqet kur shikon femra të bukura dhe të mira.

Mbrëmjen e djeshme të ftuara të dyja në të njëjtën studio, në ‘Top Arena’, vajzat u përballën për herë të parë me njëra-tjetrën dhe sqaruan të gjithë situatën. Ato thanë se në fillim nuk njiheshin dhe nuk dinin për njëra-tjetrën se ishin personazhe publike.

“Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë falsse e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra. E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë.  Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave”, ka thënë Eva.

Pas këtyre fjalëve të moderatores sportive, Rikja ka thënë se është thjesht mendimi i saj, sepse në fotografi nuk ishte shkruar asgjë e tillë.

“Nuk kam çfarë të them, nuk jam dakord, por është mendimi i saj, e paska marrë shumë seriozisht”, është shprehur Rikja.

Megjithatë në fund të dyja vajzat i dhanë dorën njëra-tjetrës dhe të gjithë situatën e kaluan mes të qeshurash.

Të fundit