Flash News

KRYESORE

Debati në Komision/ Lindita Nikolla i drejtohet Gjykatës: Kësaj çështje do i shkoj deri në fund

Debati në Komision/ Lindita Nikolla i drejtohet Gjykatës: Kësaj

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është sot e pranishme në Komisionin e Edukimit ku është thirrur për të dhënë shpjegime për mos-shpërndarjen e dëftesave në sistemin parauniversitar.

Sapo ka marrë fjalën në komision, Nikolla ka deklaruar se për akuzat që i janë bërë nga opozita për dëftesat, i është drejtuar Gjykatës dhe se çështjen do e ndjekë deri në fund.

“Unë i jam drejtuar Gjykatës dhe kësaj çështje do i shkoj deri në fund, sepse historia ‘shpif se diçka do të mbetet’, mund të jetë historia e një partie që ka humbur çdo kauzë, por jo historia e njerëzve që punojnë me mish dhe me shpirt”, u shpreh ministrja Nikolla.

Ministrja akuzoi deputetët e PD-së se kanë gënjyer për këtë çështje, ndërkohë që nxënësit janë informuar për të gjithë situatën.

Të fundit