Flash News

KRYESORE

Debati në Kuvend për Linda Ramën, Mustafaj: Rama gënjeu! Nervozizmi i tij i papranueshëm

Debati në Kuvend për Linda Ramën, Mustafaj: Rama gënjeu!

Ditën e djeshme në Kuvend pati një sherr me fjalë fyese nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Sipas analistit Besnik Mustafaj, denoncimi i Berishës për ABI Bank e Linda Ramën është mëse normal.

“Denoncoi faktin që ABI Bank është e vetmja bankë që është themeluar me një kapital ofshor dhe në praktikën e bankave nuk është e lejueshme. Në kërkesën e Berishës nuk ka asgjë anormale. Të githë familjarët janë të detyruar të përgjigjen në lidhje me statusin se si ata i fitojnë paratë”, u shpreh Mustafaj.

Më tej, ai u shpreh se nervozizmi i papritur i Edi Ramës është i papranueshëm.

“Kryeministri gënjeu kur tha se kjo bankë rregullohet nga enti rregullator i SHBA. E kaloi debatin nga një debat legjitim në privat”, tha Mustafaj.

Megjithatë, analisti nuk justifikon sjelljen e Berishës, por fajtor kryesor bën kryeministrin.

“Pastaj degradoi dhe Berisha pasi nuk ka pse të thotë ‘horr’, por unë po flas për pjesën e parë që u bë shkaku i degradimit të debatit.

Fajtor kryesor është kryeminsiti që humbi toruan, gënjeu. Në çdo vend të botës kryeministri vetëm një herë lejohet të gabojë”, tha më tej ai.

Të fundit