Flash News

KRYESORE

Debati/ “Nuk po hyj dot në politikë”, analisti Çurri i ankohet Dash Shehit: Ke 20 vite ti, unë nuk gjej hapësirë

Debati/ “Nuk po hyj dot në politikë”, analisti

Analisti Arian Curri dhe deputeti Dashamir Shehi kanë debatuar ashpër gjatë emisionit ‘Byro Politike’ në Abc News. Shkak u bë deklarata e analistit Çurri se të rinjtë nga Shqipëria largohen edhe për shkak se kërkojnë mundësi më të mira jetese.

“Është një lëvizje dinamike që nuk duhet marrë si tendecë braktisjeje. Sigurisht, shumica ashtu është, por ka edhe një pjesë tjetër që lëvizin për hir të një eksperience të re, të një dinamike të re, të një përvoje të re”, tha Çurri.

Ky qëndrim u kritikua nga Shehi, i cili theksoi se shqiptarët po përballen me problemin e zhdukjes.

“Po flasim për një komb që ikën nga halli. Nuk ikën shqiptare si pëlqen kjo punë atje apo këtu. Ne po flasim këtu për hallexhinjtë”, tha deputeti.

Pas këtij momenti, debati u përqëndrua në akuza personale ku Arjan Curri theksoi se nuk mund të bëhet pjesë e politikës për shkak se politikanë si Dashamir Shehi kanë 20 vite që janë në politikë.

Të fundit