Flash News

KRYESORE

Debati për Akademinë e Shkencave, Rama publikon dokumentin: Zhdukja e këtij institucioni e parashikuar para 25 qershorit

Debati  për Akademinë e Shkencave është akoma i nxehtë, edhe pse ditën e djeshme në këtë institucion u bënë zgjedhjet e reja.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka publikuar një dokument ku tregon se “zhdukja” e Akademisë së Shkencave ka qenë e planifikuar që para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në dokumentin e publikuar nga Rama, vihet re se nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve që do të krijohet, është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe disa institute për kërkim shkencor.

STATUSI I PLOTË I LUAN RAMËS DHE DOKUMENTI:

 "Farsa e Akademisë" qenka farsë e qeverisë!

 Në dokumentin e mëposhtë, projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave!

Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve që do të krijohet, është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologjike + shumë institute për kërkim shkencor!

Të fundit