Flash News

KRYESORE

Debati për 25 milionë lekët e qerasë, ‘LIBRA’ i përgjigjet çiftit Hafizi: Nuk kemi asnjë marrëdhënie juridike

Debati për 25 milionë lekët e qerasë, ‘LIBRA’ i

Partia ‘LIBRA’ i është përgjigjur Hasan Hafizit dhe bashkëshortes së tij, ish-deputetes, Mimoza Hafizi, sa i takon padisë ku çifti Hafizi kërkon që partia në fjalë ti kthejë 25 milionë lekë.

Por në reagimin e saj, ‘LIBRA’ thotë se nuk ka asnjë marrëdhënie juridike me Z. Hasan Hafizi dhe si rrjedhojë nuk mund të pretendohet asnjë pagesë detyrimi. “Aq më tepër të regjistrohet si palë e Paditur në një proces gjyqësor dhe ti kërkohet shlyerje detyrimi gjyqësisht. Provë e këtij fakti janë deklarimet e kryera pranë KQZ-së dhe Drejtorisë së Tatimeve Tiranë”, shprehet ‘LIBRA’.

Gjithashtu ‘LIBRA’ shprehet se ka respektuar me përpikmëri kushtet e Kontratës së Qirasë që ka pasur me Qiradhënësin, ashtu si edhe provohet nga pagesa e tatimit në burim nga ana e “LIBRA”.

Ditën e shtunë Politko.al raportoi për padinë që bashkëshorti i ish-deputetes Mimoza Hafizi ka depozituar në gjykatë ku kërkon që ‘LIBRA’ ti kthejë pas 25 milionë lekë të vjetra ndërkohë që sot kishte një reagim edhe të ish-nënkryetares së ‘LIBRA’-s, Mimoza Hafizi sa i takon kësaj çështjeje.

Reagimi i plotë

Pergjigje ndaj Hasan dhe Mimoza Hafizit mbi padinë gjyqësore me anë të së cilës ky çift i kërkon Librës 25 milionë lekë të vjetra.

Në ditët e fundit subjekti politik “LIBRA” ka vënë re një fushatë të rëndomtë dizinformimi në median vendase ku objekt i saj është një proces gjyqësor civil i filluar nga bashkëshorti i “ish nënkryetares së LIBRA”. Për këtë arsye dhe për të sjellë përpara publikut të gjerë dhe, sigurisht, anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë një version të njëjtë me të vërtetën ju informojmë për sa vijon.

Regjistrimi në gjykatë i një Kërkesë Padie, me palë paditëse Z. Hasan Hafizi, palë të Paditur Partinë “LIBRA” dhe palë të tretë A.LL (C), ka si objekt të sajin “detyrimin e pagesës për vlerën e qirasë së ambienteve të përdorura nga Partia “LIBRA” në periudhën nëntor 2016 – tetor 2017” dhe kërkesën për vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të “LIBRA” në vlerën Lekë 2.520.000.

Vlen të nënvizojmë faktin që Partia “LIBRA” nuk ka asnjë marrëdhënie juridike me Z. Hasan Hafizi dhe si rrjedhojë nuk mund të pretendohet asnjë pagesë detyrimi nga ky zotëri, aq më tepër të regjistrohet si palë e Paditur në një proces gjyqësor dhe ti kërkohet shlyerje detyrimi gjyqësisht. Provë e këtij fakti janë deklarimet e kryera pranë KQZ-së dhe Drejtorisë së Tatimeve Tiranë.

Së dyti, është për tu theksuar që Partia “LIBRA” ka respektuar me përpikmëri kushtet e Kontratës së Qirasë që ka pasur me Qiradhënësin, ashtu si edhe provohet nga pagesa e tatimit në burim nga ana e “LIBRA”.

Në një raport të deformuar juridik midis Qiradhënësit A.LL (C) dhe Z. Hafizi, ku partia “LIBRA” nuk ka aprovuar dhe nuk ka patur as minimalisht dijeni, pretendohet që të shkëmbehen rolet kaq thjeshtë, duke dalë Z. Hafizi si Kreditor i “LIBRA” e duke hedhur tymse në tregun mediatik se gjasme “LIBRA” nuk paska respektuar detyrimet.

Së fundmi jemi të mendimit që cështja civile e regjistruar në Gykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë do të duhet ti lihet në administrim drejtësisë dhe mbrojtësave ligjorë të emëruar prej palëve dhe të mos tregtohen dizinformacione sipas oreksit të gjithkujt që mendon që me depozitimin e një kërkesë padie personifikohet automatikisht me atë që ka të drejtë dhe që “duhet të jetë fitues”.

LIBRA

 

Të fundit