Flash News

KRYESORE

Debati për Akademinë e Shkencave, Vaso Tole: Thirrja për pjesëmarrje iu drejtua të gjithë akademikeve!

Debati për Akademinë e Shkencave, Vaso Tole: Thirrja për

Më 4 shtator, Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri.  E bashkë me ta edhe disa anëtarë të rregullt të Akademisë. Pas Ylli Popës, që ndenji 10 vjet në krye të Akademisë, janë pikërisht matematikani, ak. Gudar Beqiraj për postin e kryetarit dhe arkeologu, ak. Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit, që do të votohen nga Asambleja e ASH, që do këmbejnë vendet mes tyre, sepse ligji nuk e lejon që “të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion” për  që ata kanë mbajtur poste drejtuese edhe më parë.

I pyetur nga “Politiko.al” për këto zgjedhje, Sekretari i Përgjithshëm i A.SH, Vasil Tole, tha se “afati për paraqitjen e kandidaturave ka qenë dy javë, por nuk ka pasur kandidatura të tjera, përveç atyre të mësipërmve. Thirrja “për pjesëmarrje në konkurrimin për kryetar të Akademisë së Shkencave” ka qenë e hapur, e publikuar edhe në faqen zyrtare të ASH, që pas mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në datën 3 korrik të këtij viti.

Në lidhje me akuzat e hedhura së fundi nga akademiku Artan Fuga, i cili bëri publike 8 pika për Akademinë, Tole u shpreh se “procedura është 100% ligjore, gjithçka po kryhet sipas statutit. Thirrja për pjesëmarrje iu drejtua të gjithë akademikeve. Nuk bëhet fjalë për rrotacion.  Thirrja për pjesëmarrje në konkurim", së bashku me kriteret e detyrueshme ligjore e statutore për Kryetar të Akademisë së Shkencave, është e publikuar prej datës 3 korrik 2017 në webin zyrtar të ASH-së. Kandidatët për funksionet drejtuese, nuk emërohen, por zgjidhen me votim të fshehtë nga Asambleja e Akademisë së Shkencave, pasi është kryer procesi i detyrueshëm ligjor i pastërtisë së figurës.  Konkurrimi nuk është me dëshirë, po ka kritere. Unë me përgjegjësi them që procesi zgjedhor është tërësisht ligjor”, thotë Tole.

Një nga pikat e Fugës ishte orienti i qeverisë se pas moshës 68 vjeç, askush nuk duhet të punojë në administratë, madje as në Akademinë e Shkencave, por Tole shton  se “Ligji thotë që kanë të drejtë të konkurrojnë për kryetar edhe akademikët e përhershëm, edhe ata që janë mbi 75 vjeç. Si thua ti? T'ua heqësh këtë të drejtë së thotë dikush?”

Lidhur me kërcënimin që i është bërë Fugës, Tole thotë për Politiko.al se nuk di gjë për të, veçse shton: “Ne si institucion vlerësojmë lirinë akademike të të shprehurit.”

Ndërsa në lidhje me debatin për reformimin e Akademisë, Vasil Tole  thotë se “ky debat vazhdon gjatë gjithë kohës. Sigurisht ka vend. Por realiteti ligjor është tjetër dhe idetë për të ardhmen janë tjetër gjë”.

E quajti të llastuar, Artan Fuga i përgjigjet Mustafa Nanos: Much, je pozicionuar në krah të xhelatëve të fjalës së lirë

Të fundit