Flash News

KRYESORE

Debati për aksionin e opozitës, Edmond Spaho përplaset në studio me gazetarin: Je i painformuar...

Debati për aksionin e opozitës, Edmond Spaho përplaset në

Tema për aksionin e opozitës në emisionin ‘Byro Politike’ është shoqëruar me debat dhe përplasje midis kreut të grupit të PD-së, Edmond Spaho dhe gazetarit Enton Abilekaj.

Abilekaj ka akuzuar Partinë Demokratike se nuk përfaqëson asnjë grup interesi në Shqipëri dhe se nuk po bën opozitë reale. Por ky konstatim ka ndeshur në kundërshtinë e Spahos, i cili ka renditur disa argumenta për të treguar të kundërtën.

“Je i painformuar, më vjen keq”, iu drejtua Spaho Abilekajt, duke i përmendur opozitën e fortë të PD-së në Kuvend, protestat përpara Kryeministrisë dhe mbështetjen e dhënë ndaj grupeve të naftëtarëve, minatorëve dhe studentëve që kanë protestuar në Tiranë.

“Më thoni një çështje për të cilën opozita nuk është shprehur”, tha Spaho, duke shtuar se këto problematika janë ngritur edhe në kontaktet me ndërkombëtarët.

Gjithsesi, Abilekaj kërkoi denoncimin e disa binzesmenëve si Ram Geci, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Pëllumb Salillari, etj, që po përfitojnë sipas tij, nga koncesionet e kryeministrit Edi Rama.

Pas Top Channel, edhe News 24 forcon linjën kundër qeverisë së Ramës

Të fundit