Flash News

KRYESORE

Debati për Cakajn, Meta: Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë

Debati për Cakajn, Meta: Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet

Presidenti Ilir Meta është shprehur kategorikisht kundër dekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europësn dhe Punëve të Jashtme.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se “në këto momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Reagimi Ilir Metës:

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.🇦🇱

Të fundit