Flash News

KRYESORE

Debati për godinën e teatrit, aktorët ia bëjnë të qartë Veliajt: Nuk lejojmë të prishet, është Jeruzalemi ynë

Debati për godinën e teatrit, aktorët ia bëjnë të

Në degjësën publike që po zhvillohet për të ardhmen e Teatrit Kombëtar, aktorët i kanë bërë të qartë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se nuk do të lejojnë shembjen e tij sepse ai është Jeruzalemi i tyre.

Arben Derhemi theksoi se ekzistenca e godinës është fillimi dhe mbarimi i diskutimit për ta.

“Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jeruzalem. Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cënohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni”, tha Derhemi.

Gazetari-Veliajt: “Nuk po tregoheni ‘tirons i zgjut’. Po i jepni privatit 205 mln euro”. Kryebashkiaku: “Pushteti na ka bërë më kreativ”

Të fundit