Flash News

KRYESORE

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar, Rama prezanton sot projektin e ri: Një nisëm frymëzuese

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar, Rama prezanton sot

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë ditën e sotme projektin e shumëpërfolur për ngritjen e godinës së re të Tetarit Kombëtar.

Një pjesë e aktorëve nuk ishin dakord, sepse sipas tyre në vend të godinës mund të ngrihen kulla të mëdha dhe se kishte mungesë transparence.

Ndërkohë, pak minuta më parë në një status në facebook Rama shkruan se sot pasdite do të prezantojë projekt-propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar nga studio e huaj Big.

Shefi i qeverisë e ka konsideruar këtë projekt një nismë frymëzuese për një partneritet publik-privat në dobi të kulturës.

STATUSI I PLOTË

TEATRI I RI KOMBËTAR MBI GËRMADHËN E TË VJETRIT

Sot pasdite, 17.00, në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, prezantohet Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar

Një nisëm frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social

Një projekt i studios së famshme ndërkombëtare, BIG

 

PROJEKTI PËR TEATRIN E RI

Pas shumë debateve Teatri Kombëtar pritet të ndërtohet pas prishjes së godinës aktuale. Projekti është vepër e arkitektit danez Bjarke Ingels, i përmendur nga kritika si “një nga arkitektët më frymëzues të kohës sonë”.  

Ndërtesa e Teatrit, sipas këtij projekti do ta ketë hyrjen në krahun e djathtë, ndërsa brenda Teatrit të ri do jetë një galeri që do të lejojë kalimin për në krahun tjetër.

Përveç skenës së brendshme, Teatri do të ketë edhe një amfiteatër mbi tarracë, pra një skenë verore.  

Të fundit