Flash News

KRYESORE

Debati për Himnin Kombëtar, Top Channel e realizoi për festat e fundvitit; cilët janë artistët që kënduan versionin e modifikuar

Debati për Himnin Kombëtar, Top Channel e realizoi për festat e

Prej dy ditësh është ndezur një debat i gjerë pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për të përdorur një version të modifikuar të Himnit Kombëtar, si kolonë zanore për videot e publikuara me rastin e propozimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europianë.

Deputetët e opozitës, Tritan Shehu dhe Luan Rama, disa kompozitorë dhe gazetarë kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë për promovimin e këtij versioni, madje duke e konsideruar edhe si veprim anti-kombëtar.

Ky version është realizuar nga televizioni ‘Top Channel’, në vitin 2012, me rastin e festave të fundvitit. Për të kënduar ishin përzgjedhur anëtarët e jurisë së ‘The Voice’, Elton Deda, Alma Bektashi, Valon Shehu, Miriam Cani, Adrian Lulgjuraj, Sidrit Bejleri dhe Kamela Islamaj.

Gjashtë vite më parë ky version i përpunuar nuk solli asnjë reagim, duke qenë se ishte prodhuar në kuadër të festave dhe një tradite të televizionit, por përdorimi i tij nga kryeministri, ministrja e Kulturës apo kryebashkiaku i Tiranës ka shkaktuar zemërim në botën e artit dhe politikës.

Të fundit