Flash News

KRYESORE

Debati për Kampin e Tepelenës, Pëllumb Xhufi: Nuk jam komunist, por jam i majtë

Debati për Kampin e Tepelenës, Pëllumb Xhufi: Nuk jam komunist,

Profesor Pëllumb Xhufi i cili u ‘sulmua’ pas deklaratës së tij për kampin e Tepelenës, i ftuar në “KAPITAL” në Vizion Plus, shprehet se nuk mund të durojë kur hidhet baltë mbi historinë e Shqipërisë.

Ky është rasti, sipas tij, kur disa duan me domosdo të thonë se, në Shqipëri paska pasur kampe shfarosëse si Aushvici. Për t’i vënë “kapak” polemikave, profesor Xhufi  thotë se, kurrsesi nuk mund të jetë kampi i përkohshëm i Tepelenës me i tmerrshëm se burgjet si,  ai i Burrelit. Një pjesë e ish-të përndjekurve nga regjimi komunist, sipas tij, sot mbajnë qëndrime antikombëtare.

I pyetur lidhur me etiketën “komunist” që i vihet nga të djathtët, Xhufi thotë se, as ka qenë dhe as është komunist. Por pohon me gojën plot se është i majtë, se është për një të majtë socialdemokrate dhe jo për komunizëm, si ai që njohu Shqipëria dhe Rusia. “Unë e di c’është komunizmi, por jo ky yni por I Marksit…udheheqësit e Shqipërisë dhe vete Enver Hoxha nuk e njihnin teorinë marksiste…mbaj mend që edhe kur këndohej internacionalja socialiste udheheqësit neper tribuna dukej sheshit qe nuk ia dinin fjalët…”

Për Xhufin demokracia në Shqipëri, ashtu siç ishte edhe komunizmi, është një demokraci ‘sui generi’s, krejt e veçante, krej ndryshe nga të tjerat. “Elitat politike në  Shqipëri nuk qarkullojnë. Në vendet fqinje në  3 dekada kane ikur dhjetëra presidente e kryeministra, këtu te ne është si këneë,, thuajse asgjë nuk lëviz. Populli është I zhgënjyer, por nuk ka alternative, nuk ka ke të ndjekë e të besojë”

Lidhur me rishikimet që i bëhen figurës se heroit kombëtar, Skënderbeu, profesori shpërthen: “Janë disa delirante, disa narcisë, që nuk kanë haber nga historia…ka te paktën 30 volume me dokumentë që përmbajnë letërkëmbime të tij me mbretërit e princërit e Evropës që tregojnë katerciperisht se kush ishte e fare përfaqësonte Skënderbeu. Si munden disa  njerëz sot, të mohojnë se jemi pasardhës të heroit tonë kombëtar?”

Profesor Xhufi nuk përmend me emër por nuk përmbahet për ndonjë historian, sot në pension, që ka përmbysur 100%, ato që ka shkruar në komunizëm për Ballin Kombëtar, Legalitetin dhe Luftën Nacionalçlirimtare, duke i shkruar 100% përmbys  në  kohën e pluralizmit politik. “

Të fundit