Flash News

KRYESORE

Debati për listat përçan edhe socialistët, deputeti i PS del kundër Ramës: Të hapen listat dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore

Debati për listat përçan edhe socialistët, deputeti i PS

“Listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën”, kështu është shprehur deputeti socialist Adnor Shameti, duke theksuar- me fjalë të tjera- se ky proces duhet të sjell më shumë fitime popullit sesa partive politike.

“Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrshëm si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u bënë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori!”, deklaron Shameti duke u bërë zëri i parë kundër kryeministrit Rama në PS përsa i përket Reformës Zgjedhore.

“Opozita e mori çfarë deshi, madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet”, shton socialisti, teksa tregon se nuk është më koha të shqetësohemi për ta por për qytetarët.

“E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s'është puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfare do marrë populli nga ky proçes! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkeputen nga kërthiza e partive të mëdha. Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrshëm si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u bënë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s'ka më lezet do thoshte gjyshi im”, shkruan Shameti.

Të fundit