Flash News

KRYESORE

Debati për ministrin e Jashtëm, Balla thirrje Metës: Shpresoj të marrë fund ngërç i dekreteve, ke afat deri në orën 17.00

Debati për ministrin e Jashtëm, Balla thirrje Metës: Shpresoj

Sot pasdite Kuvendi mblidhet për herë të parë për 2019-ën në një seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga kryeministri, Edi Rama.

Në këtë seancë është parashikuar që të shqyrtohen dekretet e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e 6 ministrave e zv.kryeministres, si dhe emërimin e 7 ministrave të rinj bashkë me zv.kryeministrin.

Ndërkohë, i vetmi ndryshim “ngërç”  është shkarkimi i Ditmir Bushatit dhe emërimi i Ramës në vend të tij.

Për këtë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje presidentit Meta nga Elbasani që të t’i japë fund këtij ngërçi, pasi ka afat deri në orën 17.00, kur dhe mbahet seanca parlamentare.

“Të gjithë kandidatët e propozuar nga kryeministri plotësojnë kriteret e duhura. Sot, shpresoj se do marrë fund ngërçi i dekreteve. Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës. Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00”, është shprehur Balla.

Të fundit