Flash News

KRYESORE

Debati për pronat e grekëve në Himarë, qeveria shqiptare heq klauzolën nga Fletorja Zyrtare

Debati për pronat e grekëve në Himarë, qeveria shqiptare heq

Qeveria shqiptare ka hequr një klauzolë nga versioni i publikuar në internet në Fletoren Zyrtare së saj, i cili lejonte konfiskimin arbitrar të tokës dhe pronave të emigrantëve grekë në Himarë, raporton Agjencia e Lajmeve në Athinë.

Burimet diplomatike greke shtuan se qëndrimi i kryeministrit grek mbi këtë çështje ishte shumë i qartë në komentet e tij, duke mos lënë hapësirë ​​për keqinterpretim nga udhëheqja shqiptare në lidhje me parakushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës së emigrantëve grekë.

“Ai theksoi gjithashtu se pikëpamjet e Greqisë dhe BE-së mbi të drejtat e pakicës greke në Shqipëri janë shprehur në mënyrë të përsëritur dhe të qartë në të gjitha nivelet”, shkruajnë mediat greke.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka folur më 29 mars në Bukuresht për një ‘zhvillim negativ’ në raport me Shqipërinë, dhe që lidhet me pronat e minoritarëve grekë. Tsipras tha se nëse informacioni që ka mbërritur në Athinë do konfirmohet, kjo nuk do të ndihmonte prespektivën europiane të Shqipërisë.

Të fundit