Flash News

KRYESORE

Debati për provimin e Gjuhë-Letërsisë, flasin maturantët: Tallje të vendosësh 'Turin' dhe absurditete me Lasgushin

Debati për provimin e Gjuhë-Letërsisë, flasin

Të ftuar në emisioni ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla dy maturantët Elia Avdullari, maturante në ‘Qemal Stafa’ dhe Pavlo Suka maturant  në “Sami Frashëri”.

Ata thanë se provimi i Gjuhë-Letërsisë që shkaktoi debat dhe tension ishte jashtë kontekstit të gjuhës shqipe. Sipas maturantëve njohuritë e tyre të marra në 3 vite nuk u testuan fare.

“Gjithçka i lihej fatit dhe jo njohurive tona.”

Sokol Balla: Ku e bazoni faktin që testi nuk ka lidhje me gjuhën e letërsinë?

“Përgjigjja më e thjeshtë, e bazojmë në gjuhën shqipe.

Sa i përket gjuhës shqipe si lëndë njohuritë që kemi marrë nuk u  testuan aspak gjë që ishte turp dhe tallje me maturantët. Këto ishin pyetje që nuk kishin të bënin me testin e gjuhës. Nga modeli realiteti ishte ndryshe. Ishte tallje të vendosësh Turin dhe absurditete me Lasgushin.  Nuk shkon.

Nuk ishin pyetje logjike si na thanë. Nëse do ishin pyetje logjike duhet të bëheshin gjatë vitit. Ne na u dha një model dhe nuk ishte ky test”, thanë maturantët.”

Të fundit