Flash News

KRYESORE

Debati për shërbimin e sterilizimit, denoncon mjeku: Një set mesatar kushton 2.4 euro, koncesionarit i paguajmë 190 euro

Debati për shërbimin e sterilizimit, denoncon mjeku: Një set

Mjeku urolog Artan Koni ka deklaruar publikisht se shërbimi i sterilizimit nuk ka ndryshuar, por e vetmja diferencë është kostoja ekonomike.

I ftuar në emisionin  “Tempora” në RTV Ora, mjeku tha se për një set të vogël kirurgjikal mesatarisht sterilizimi kushton 2.4 euro, ndërkohë që koncensionarit i paguajmë 190 euro.

“Sipas Ramës koncesioni i sterilizimit është i nevojshëm sepse shpëtuam nga infeksionet, veglat që do i merrnin pacientët me vete...”, e pyet moderatorja Sonila Meço.

“Koncesionet janë shërbime që në përgjithësi nuk i mbulon shteti, ja japin një privati që ka mundësi. Në rastin konkret nuk ndodh kështu sepse sterilizimet bëheshin më përpara, është bërë 50 vite komunizëm, apo 30 vite tranzicion dhe akoma e kësaj dite bëhet në të njëjtën mënyrë.

Nuk kemi një ndryshim të shërbimit të sterilizimit. E vetmja gjë që ndryshon ishte kosto ekonomike. Kjo është ajo që vumë re nga hulumtimi në lidhje me këtë koncesion. Nisi si ide e thjeshtë sepse ishte koha kur qeveria po përpëlitej duke thënë nuk kemi lekë për të rrit pagat, apo për pensionistët. Pastaj doli një shkresë ku Ministria e Arsimit i thoshte spitaleve ulni numri e operacioneve se nuk kemi më lekë dhe po harxhojmë më shumë se ç’duhet. Sa është kosto reale e këtij shërbimi. Nëse marrim një set të vogël kirurgjikal mesatarisht vumë re se kushton 2.4 euro për tu sterilizuar ndërkohë që koncensionarit i paguajmë 190 euro.  Nga 2.4 që është vlera reale ne i paguajmë 190 euro. Në Turqi është në 1 euro, përgjigjet mjeku.

Të fundit