Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Debati për shkëmbimin e territoreve, ish-ministri Haxhinasto: Ambicien e Serbisë e shtyn Rusia, mund të këtë tragjedi e gjakderdhje
Në kuadër të debateve rreth idesë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Ai shprehet se kjo tezë nuk është e re për të, pasi është marrë me këtë çështje diplomatikisht dhe politikisht, si këshilltar diplomatik i kryeministrit, si i Ngarkuar me Punë në Beograd, pas takimit Meta – Xhinxhiç në 2002.
Në fund, ai shprehet se promovimi i diskutimeve të tilla po rrezikon gjithë investimin ndërkombëtar dhe kombëtar dhe për këtë parashtron edhe gjashtë argumenta. “Prandaj mendoj, se ushqimi i një koncepti të tillë të shkëmbimit të territoreve, është sa arkaik, jo-Evropian, aq edhe anti-kombëtar”, përfundon ai.
Komenti i plotë:
Kam ndjekur me vëmendje diskutimet e fundit në lidhje me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe, siç ndodh shpesh mes shqiptarësh, kontributorët në debat pak merren me thelbin e çështjes e shumë merren me njëri-tjetrin, a thua se sharjet sa më të mëdha për personin, janë kontribut më patriotik për thelbin delikat e me rëndësi kombëtare. Në fakt, sa më shumë merremi me personat dhe jo me çështjen, aq me pak i shërbejmë rëndësisë dhe peshës që ajo realisht mbart.
Ne fakt diskutimi nuk është i ri. Personalisht, jam marrë me këtë çështje diplomatikisht dhe politikisht, si këshilltar diplomatik i kryeministrit, si i Ngarkuar me Punë e.p në Beograd, kur pas takimit Meta – Xhinxhiç në 2002, u angazhuam për rrugë direkte komunikimi dhe realizuam takime mes përfaqësuesve të moderuar kosovarë e serbë, për t’i dhënë një zgjidhje sipas modelit evropian marrëdhënies Kosove – Serbi, e më pas, edhe si Ministër i Jashtëm.
Disa parime e modele kanë qenë themelore: parimi i shkatërrimit të mureve (kufinjve) mes popujve të rajonit, jo i ngritjes së tyre; parimi i tolerancës dhe respektit reciprok për pakicat; parimi i bashkëpunimit dhe integrimit mes popujve të rajonit, si domosdoshmëri për integrimin më të gjerë në BE.
Si model gjithnjë shërbeu ai Franko-Gjerman, i cili i konvertoi dy armiq të betuar në aksin e lëvizjes dhe motorin e vetë BE-së.
Me këtë model evropian punoi edhe Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin, i cili me 2004 propozoi pavarësi për Kosovën në Beograd dhe gjithë kryeqytetet e rajonit. Me këtë koncept punoi më pas edhe troika SHBA-Rusi-BE, dhe po me këtë koncept përgatiti edhe Martii Ahtissari planin e tij të pavarësisë. Pavarësia e Kosovës nē 2008 erdhi si pranim nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e shumë vende të tjera, të një Kosove të pavarur, bazuar në vlerat universale të lirive dhe të drejtave, që respektonte komunitetet etnike si pjesë themelore të shtetformimit, gjë që u mishërua në mënyrë shëmbullore edhe në simbolet (yjet në flamur e stemë) dhe Kushtetutën e Kosovës (mes të tjerave, edhe pjesmarrja e garantuar në parlament e serbëve).
Një investim i jashtëzakonshëm nga SHBA, BE dhe vende të tjera, ndodhi edhe më pas, për të forcuar shtetin e ri të Kosovës dhe për të promovuar integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, në organizata rajonale e ndërkombëtare.
Dhe sot, tek dëgjoj këtë debat mbi shkëmbimin e territoreve, më duket se ky investim ndërkombëtar, por edhe kombëtar, po rrezikohet në mënyre serioze. Me lejoni të rendis me poshtë disa vlerësime:
- Së pari, shkëmbimi i territoreve është një përpjekje për të krijuar shtete etnikisht të pastra, koncept utopik dhe i dështuar në tragjedi e gjakderdhje, veçanërisht në Ballkan. Sidoqë të shkëmbehen territoret dhe të ndryshohen kufinjtë, do të jetë e pamundur të mos lihen brenda tyre komunitete të një etnie tjetër. Ky është koncepti i Ëestfalisë, por jo i Evropes së Bashkuar ku po integrohet Kosova, Serbia dhe rajoni.
-
Rrjedhur nga sa më sipër, shkëmbimi i territoreve tradhëton pandjeshmërinë e elitave politike për të drejtat individuale e kolektive të të gjithë qytetarëve të tjerë që nuk jetojnë në territore të shkëmbyera. Me mijëra shqiptarë jetojnë në Beograd e kudo në Serbi. Ashtu siç jetojnë serbë jashtë Mitrovicës. Çdo bëhet me ta? Apo duhet të shkojnë në shtetet etnike, nëse duan të drejta?! Pra, e këtë koncept, domethenia e numrave (pakicë – shumicë) në këtë mënyrë prevalon mbi domethënien e vlerave (liritë e të drejtat si minoritete) në përcaktimin e kufinjve dhe territoreve. Ky është koncepti më i gabuar për bashkëjetesën etnike në Ballkan.
-
Shkëmbimi i territoreve përbën një pararendës të rrezikshëm që energjitë e jashtezakonshme në rajonin tonë dhe më gjerë për të respektuar minoritetet (edhe ato shtet-formuese) të shkojnë/ridrejtohen drejt ndryshimit të kufinjve. A mund të jetë ky modeli edhe për Bosnjën e Hercegovinën, për Maqedoninë, (nuk po përmend shumë vende anëtare të BE) e praktikisht, për çdo vend tjetër që ka minoritete. Sigurisht që jo. Nuk shoh as gadishmërinë e SHBA, as të BE për të hapur “një front” të tillë të papërballueshëm.
-
Nëse elitat politike në Kosovë e në Serbi e shohin të pamundur arritjen e bashkëpunimit dypalesh dhe integrimin në rajon dhe në BE duke respektuar konfigurimin aktual të kufinjve, mendoj se ato janë të pa-afta për të udhëhequr vendet respektive drejt Evropës së Bashkuar, dhe përbetimet e tyre për integrim në Evrope janë një hipokrizi e pastër.
-
Pretendimi se shkëmbimi i territoreve mund të japë votën e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit, (dhe rrjedhimisht të sjellin antarësinë e Kosovës në OKB), është një mendjeshkurtësi, sepse shkëmbimi i territoreve nuk është çështja që mban veton e tyre, por ka çështje të tjera “parimore dhe strategjike”, (vetëvendosja, ndërhyrja sipas Kapitullit 7 të Çarterit të OKB, etj) të cilave nuk u jepet pergjigje vetem me shkëmbime territoresh.
-
Dhe së fundmi, statusi aktual i Kosovës, në nje proces afrimi me BE (së shpejti liberalizimi i vizave) dhe i Serbisë (në procesin e negociimit për antarësim) do të merrte një goditje të rëndë dhe do të shënonte një regres të jashtëzakonshëm. Elitat aktuale politike në Beograd e Prishtinë nuk mund të marrin përgjegjesi te tilla që minojnë jo vetëm përpjekjet dhe arritjet e akumuluara kombëtare, por veçanërisht ato ndërkombëtare, ku krahas SHBA-së e BE-së, Shqipëria ka qenë kontributore jo e parëndësishme.
Prandaj mendoj, se ushqimi i një koncepti të tillë të shkëmbimit të territoreve, është sa arkaik, jo-Evropian, aq edhe anti-kombëtar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38