Flash News

KRYESORE

Debati për Shkodrën në Kryesinë e PS, Spahia: Rama inskenon teatrin e radhës, duke tërhequr zvarrë socialistët

Debati për Shkodrën në Kryesinë e PS, Spahia: Rama inskenon

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka komentuar mbledhjen e Kryesisë së PS, ku në fokus të diskutimit ishte Shkodra, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga mandati i kryebashkiakut.

Sipas Spahisë, Rama  po inskenon teatrin e radhës, duke harruar se 6 vjet më parë ishte po ai që e bëri Valdrin Pjetrin pjesë të PS në pushtetin vendor e qendror.

“EDHE I PACIPE DERI NE KOCKE

Edi Rama vertete nuk njeh asnje kufi, as llogjik e as pergjegjshmerie. Po inskenon teatrin e zakonshem, duke terhequr zvarre socialistet, te paret ata te Shkodres pas skandalit te rradhes me te emeruarin e tij te rradhes, Valdrin Pjetrin! Po inskenon teatrin e "reformimit" te PS Shkoder, a thua se nuk ishte vete ai, qe ia imponoi ate Valdrin Pjetrin socialisteve shkodrane! E kur keta u ankuan, u imponoi nje tjeter emer per keshillin bashkiak. Eshte i njejti njeri qe ne 6 vjet ka futur ku ka mundur, ne parlament, pushtet qendror e vendor njerez te inkriminuar e vazhdon ta beje publikisht, edhe ne Shkoder! Perseritja e te njejtit veprim, me shpresen qe te prodhoje rezultat tjeter, eshte tipar i njerezve me ekuiliber te demtuar mendor e te pamjekuar! Prandaj ky teatri me kukulla, qe del e reciton se si do reformoje socialistet e Shkodres eshte fyerja e rradhes qe i ben qytetit qe kurre nuk ka per ta pranuar! Shkodranet dinjitoze e kane te qarte cfare perfaqeson Edi Rama! Kukullat e tij servile, qe recitojne rolet qe u cakton, i shtojne me shume mjerimin nje kryeministri ilegjitim e te dale boje qe nuk kursen askend per karrigen e tij! #TeaterMjeran#ServilizemITurpshem”, shkruan ish deputeti shkodranë.

Të fundit