Flash News

KRYESORE

Debati për shtyrjen e negociatave, socialistët fshehin Ramën dhe “ia ngecin” Bushatit

Seanca e sotme parlamentare parashikohet të jetë e “nxehtë” dhe e shoqëruar me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Pika kryesore do të jetë debati për shtyrjen e negociatave, por mosprezenca e kryeministrit Edi Rama në sallën e parlamentit, ka bërë që deri tani seanca të ndërpritet dy herë nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Deputetët e opozitës, me në krye Lulzim Bashën deklaruan se nuk e nisin debatin pa qenë prezent edhe Rama.

Në këtë moment, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cili propozoi që debatin ta nisë ministri Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe jo Rama.

“Zoti kryetar, unë propozoj që të nisë debati me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në 20 minutat e tij. Rama do jetë këtu menjëherë sepse nuk e ka kohën bosh si Luli, tani kryeministri është në një bisede telefonike me kryeministrin e Belgjikës”, u shpreh Balla.

Kujtojmë, që edhe dje deklaratave të Bashës se negociatata nuk hapen as në 2019-ën, ishte Bushati që iu përgjigj fillimisht dhe jo Rama, ndonëse akuzat e kryedemokratit i adresoheshin kryeministrit.

“Debat për mënyrën e debatit”/ Basha: Edi Rama të mos fshihet, por të vijë në seancë. Balla: Je shumë i dobët, shyqyr që të kemi

Të fundit