Flash News

KRYESORE

Debati për Skënderbeun, Kim Mehmeti flet për 'gënjeshtra joshëse' 

Debati për Skënderbeun, Kim Mehmeti flet për

Debatit të fundit lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut i është afruar me pikëpamjet e tij edhe shkrimtari Kim Mehmeti. Sipas tij, mitet, përfshi edhe atë për Skënderbeun,  janë si stoli të larë në ujë prej ari, të cilët duhet lustruar kujdesshëm, jo gjithaq pse mund t’i dëmtojmë ato, por pse mund ta dëshpërojmë pronarin që i ka ruajtur ato si më të shtrenjtën që ka pasur.  

Komenti i plotë i Mehmetit:

“Mitet janë si stoli vezulluese dhe të shtrenjta, jo gjithmonë të bëra prej metali të çmuar, por çdoherë të lara në ujë prej ari! Pra brendia e të vërtetave për ta, është e mbështjellë me gënjeshtra joshëse, që e kanë mirëmbajtur boshtin kurrizorë, si dhe dinjitetin dhe krenarinë, e pjesëtarëve të një etnie apo të një feje. Të këtilla janë edhe mitet tona shqiptare, përfshi edhe atë për Skënderbeun, që ka jetuar e luftuar në kohë kur janë bërë lufta fetare, e jo etnike, e për nënën e të cilit debatohet këto ditë. Dhe ndaj miteve duhet të sillemi si pronari i stolisë së shtrenjtë të praruar: duke e pastruara kujdesshëm atë, që të mos e gërvishtim, ngaqë do mund edhe të ndryshket! Edhe atë jo gjithaq pse do e dëmtojmë stolin (lexo: mitin), por pse kështu do mund ta dëshpërojmë pronarin, që e ka ruajtur atë si diçka më të shtrenjtë që ka pasur dhe me të cilën është stolisur në ditë kremteje!”

Të fundit