Flash News

KRYESORE

Debati për studentët, deputetja e PS-së ‘shfrenon fantazinë’: Si sjellja e Ramës s’ka parë historia

Debati për studentët, deputetja e PS-së ‘shfrenon

Qëndrimin që po mban kryeministri Edi Rama sa i takon protestës s studentëve, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti nuk e ka parë asnjëherë në histori.

“S’besoj se ka pasur ndonjëherë në histori një përgjigje të tillë nga një kryeministër, përsa i përket demokracisë. Studentët sot duhet të ishin pranë auditorëve për të zgjedhur përfaqësinë e tyre nga vetë ata, që më pas të uleshin me kryeministrin”, tha Gjylameti në një intervistë për studion e ‘News 24’.

Deputetja socialiste u shpreh gjithashtu se studentët do të futen në grevë urie “për sa kohë që kërkesat po plotësohen dhe kryeministri është i gatshëm për  t’ia plotësuar”.

Të fundit