Flash News

KRYESORE

Debati për Teatrin, djali i regjisorit Luarasi i përgjigjet Ramës: Mos i trazoni të vdekurit zoti Kryeministër

Debati për Teatrin, djali i regjisorit Luarasi i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e postimeve me deklarata të regjisorëve që janë për shembjen e teatrit,  publikoi dje deklaratën e regjisorit të Teatrit Kombëtar Mihallaq Luarasit, i cili nuk jeton më.

Por një përgjigje e ka marrë nga djali i regjisorit të ndjerë, Eldoni, i cili i bën thirrje Ramës të mos trazojë të vdekurit, ndërsa sa i takon amanetit të babait të tij ai shprehet se e njeh me mirë se Kryeministri dhe me sa duket është i ndryshëm nga ai që pretendon Rama.

“Mos i trazoni të vdekurit z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë”- i drejtohet Ramës Eldon Luarasi, duke sjellë edhe citimin e një prej librave të fundit të Luarasit.

“Në emër të tim eti, njeriut që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar e njoh më mirë se kushdo tjetër. Në një nga librat e tij, im atë ka shkruar: ‘Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtie për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur’. Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, fillimisht si qytetar dhe më pas si artist, me bindjen se demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme”-shkruan ai.

 

Në “Facebook” Rama dje shkroi:

 

 

 

Të fundit