Flash News

KRYESORE

Debati për tokën pranë UBT, rektori kundër Bashkisë: Nuk na pyeti askush, nuk e lejojmë ndërtimin e shkollës

Debati për tokën pranë UBT, rektori kundër Bashkisë:

Studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës po protestojnë prej dy ditësh, pasi një pjesë e fidanishtes dhe e vreshtave, që shërbenin për orët laboratorike, do të prishet, për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare.

Rektori i Universitetit, Bahri Musabelliu u shpreh se toka ku Bashkia pretendon që të ndërtojë shkollën është në pronësi të dy qytetarëve, me të cilët UBT prej kohësh është në një proces gjyqësor.

Musabelliu u shpreh se ndërtimi i shkollës do të pengonte aktivitetin normal të studentëve, dhe do t’i zinte frymën Universitetit.

“Ajo që më shqetëson në këtë histori është se ka vende të tjera se ku mund të ndërtohet shkolla, pasi këtu është një kampus universitar. Nuk mund të ketë vend edhe për shkollën dhe për Fakultetin, për këtë i kemi kërkuar Bashkisë së Tiranës që kjo zonë të përfshihej në Pyllin Orbital.

Ne kemi kërkuar që ndërtimi i shkollës të ndërtohet në një zonë tjetër, pasi janë të njëjtët pronarë që kanë ngastrat e tokës. Ndërtimi i kësaj shkolle do të pengonte masterplanin. Unë nuk dija asgjë për ndërtimin  e kësaj shkolle , edhe pse jam titular i këtij institucioni, unë nuk e kuptoj si mund të bëhej kjo pa na pyetur ne që jemi të zotët e punës”, u shpreh Musabelliu.

Musabelliu tha se Universiteti do të ndjekë çdo betejë ligjore që shkolla të mos ndërtohet aty ku e ka planifikuar Bashkia e Tiranës.

Të fundit