Flash News

KRYESORE

Debati për vetëdeklarimin shëndetësor të fëmijëve, Ministria sqaron prindërit: Kush duhet të plotësojë formularin ditor për shkollën

Debati për vetëdeklarimin shëndetësor të

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka sqaruar situatën, pas debateve të shumta në rrjetet sociale referuar formularit që duhet të dorëzojnë nxënësit çdo ditë në shkollë.

Përmes një njoftimi zyrtar, DPAP saktëson se formulari duhet të plotësohet vetëm nga prindi dhe më pas i dërgohet në numrin e kontaktit mësuesit kujdestar. Një metodë e tillë ndiqet për t’i ardhur në ndihmë strukturave shëndetësore, në mbikëqyrje të sigurisë së shëndetit në shkollë.

“Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t’u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga PRINDI për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë”, thuhet në njoftim.

Të fundit