Flash News

KRYESORE

Debati politik për datën e çlirimit të Shqipërisë, Nevila Nika: Mund të mbyllet nëse vendoset 17 Nëntori

Debati politik për datën e çlirimit të

Ish-drejtoresha e Arkivës Shtetërore, Nevila Nika, e ftuar në emisionit “Open” të Eni Vasilit deklaroi se debati për datën e çlirimit të Shëqipërisë ndoshta mund të ketë pasur si shkak apo nxitje faktin se 29 Nëntori është dita e Festës Kombëtare të Jugosllavisë federale.

Sipas saj debati politik është i stërzgjatur dhe i kotë, e ndoshta mund të mbyllet përfundimisht nëse me vendim politik vendoset që Çlirimin e Shqipërisë ta festojmë në ditën e Çlirimit të Tiranës, 17 Nëntor.

Nika u shpreh më tej se me këtë debat të cilin e konsideron shterp që ka zgjatur për kaq vite, “hidhen poshtë idealet për të cilat kanë luftuar pjesëtarët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët edhe pas shumë e shumë vitesh, mezi morën statusin e veteranit të luftës.

Ndërrimi i datës është kundërshtuar nga historiani Milo, i cili tha se në këtë mënyrë zhbëhet një traditë prej mbi 70 vitesh.

Të fundit