Flash News

KRYESORE

Debati/ Rama bën kompetentin, por pedagogët e nxjerrin zbuluar, kërkon ndihmën e Dekanit të Drejtësisë

Debati/ Rama bën kompetentin, por pedagogët e nxjerrin zbuluar,

Kryeministri Edi Rama është përpjekur të heq çdo përgjegjësi të qeverisë për kaosin që ka shkaktuar në arsimin shqiptar ligji i ri. Gjatë diskutimit, Rama është përpjekur të bëjë kompetentin, por ndërhyrjet e pedagogëve e kanë nxjerrë zbuluar, çka tregoi se kryeministri nuk kishte informacion të plotë për atë që po diskutonte.

Ngërçi i krijuar nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës ka qenë tema që krijoi debat midis kryeministrit dhe pedagogëve.

Edi Rama: Ku është administratori? A është këtu apo nuk ka lidhje me Senatin? Është çështje e juaja. Nga kush varet? A varet nga Senati?

Pedagogët: Jo, nuk varet nga Senati...

Rama: Më falni, më falni, varet nga Senati...

Pedagogët: Urdhrat u dhanë nga personi që është autonom nga pjesa tjetër.

Rama: Është autonom, por nuk është shtet më vete.

I gjendur në këtë situatë, Rama kërkoi ndërhyrjen e Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë për të shpjeguar ndarjen midis Bordit dhe Senatit, por edhe ai mbajti të njejtin qëndrim si kolegët e tjerë.

Pas ultimatumit për artistët, Edi Rama vepron njësoj me pedagogët: Nuk e merrni dot peng reformën edhe nëse shqetësimet janë legjitime

Të fundit