Flash News

KRYESORE

Debati Rama – Biberaj, ‘ndërhyn’ Fuga: "Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë"

Debati Rama – Biberaj, ‘ndërhyn’ Fuga: "Qentë

Akademiku Artan Fuga është bërë pjesë e debatit mes drejtorit të Zërit të Amerikës, Elez Biberajt dhe kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook’, Fuga përmes ironisë, thekson se Biberaj nxiu imazhin e Shqipërisë dhe se është i painformuar për zhvillimet në vend.

Fuga vijon më të me notat ironike, duke shtuar se pushteti në Shqipërinë e sotme demokratike debaton si i barabartë me gazetarët dhe sot në Shqipëri është populli Zot, ka drejtësi për të gjithë, punë dhe arësim, dhe integrimi europian është ke pragu i shtëpisë.

“Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë ! Radioja Tirana e Lirë përhap zërin e saj kudo në botë!”, përfundon Fuga.

Pak ditë më parë, Biberaj kritikoi kryeministrin Rama si arrogant dhe të korruptuar, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i kërkuar të publikojë prova që tregojnë se ai është i tillë.

Statusi i plotë:

Elez Biberaj : Me shpatulla për muri!

E shpartalluam edhe shpifësin, thyerësin e ëndërrave të Shqipërisë së Re, kadriun, nxirësin e imazhit të Shqipërisë në botë, abuzuesin me emrin e një mediaje të madhe sikurse është Zëri i Amerikës, propagandistin e njëanshëm dhe krejt të painformuar për arritjet e vendit tonë,

Elez Biberajn.

E bëmë zap me stil, me argumente, me logjikë të fortë, me statistika, me nëntekste, me figura stilistike, metafora duke i provuar mbarë botës se tashmë Shqipëria ka Zot, Peqini ka Zot, Kavaja ka Zot, Rrogozhina ka Zot.

Pushteti në Shqipërinë e sotme demokratike debaton si i barabartë me gazetarët dhe sot në Shqipëri është populli Zot, ka drejtësi për të gjithë, punë dhe arësim, dhe integrimi europian është ke pragu i shtëpisë.

Gazetarët - kadrinj!

Ekonomistët - kadrinj!

Sociologët - kadrinj!

Artistët - kadrinj!

Opozita – kadrinj

Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë !

Radioja Tirana e Lirë përhap zërin e saj kudo në botë!

Të fundit