Flash News

KRYESORE

Debatoi me Jul Dedën për çështjen e Teatrit Kombëtar, Erion Isai: Militojmë në dy forca politike të ndryshme

Debatoi me Jul Dedën për çështjen e Teatrit Kombëtar,

Aktori Erion Isai, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i Teatrit të Kukullave, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Thumb”, ku veç të tjerash ka folur edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ai është përfshirë në një sërë debatesh me kolegë të tij, konkretisht me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn, të cilët u shprehën se pasi Erioni u vendos në postin e drejtorit i duhet “ta mbajë mirë” me pushtetarët.

I pyetur në lidhje me debatet aktori u shpreh se në komunikimin social me Gentin kishte argument dypalësh ndërsa për Julin nuk mendon njësoj.

“Juli u vetpërfshi në një debat . Gentit i dhashë përgjigje i bazuar mbi argumenta, ndërsa Juli ndër fyerje të pafund ku më thoshte ç’lidhje ke ti ti quash aktorët e teatrit kolegë. Unë kam 6 shfaqje në teatër si regjisor, Juli sa ka? Nuk ka nevojë për përgjigje. Të diskutosh për teatrin dhe të fyesh nuk rri. Me Julin sigurisht do kemi këndvështrime të ndryshme sepse militojmë në dy forca politike të ndryshme. Unë kam miq të djathtë kështu që për mua s’ka lidhje”, ka thënë Erioni.

https://youtu.be/mdAssWyLOYg

Të fundit