Flash News

KRYESORE

Dëbimi i diplomatëve, reagon Ambasada Amerikane: Po përkeqësohet marrëdhënia SHBA-Rusi

Për dëbimin e diplomatëve amerikanë nga Rusia ka reaguar dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri. Një akt të tillë të ndërmarrë nga Rusia, ambasada nuk e konsideron të duhur, por që përkeqëson marrëdhënien ndërmjet shteteve.

“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruhet në faqen e ambasadës.

Kujtojmë që 23 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë përjashtuan diplomatët rusë nga vendet e tyre pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal, ngjarje për të cilën Britania e Madhe akuzon Moskën.

Të fundit