Flash News

KRYESORE

Dëbimi i dy diplomatëve rus, deputeti i PD flet pas vendimit të qeverisë: Detyrë dhe obligim për vendet e NATO-s

Dëbimi i dy diplomatëve rus, deputeti i PD flet pas vendimit të

Pas vendimit të Ministrisë së Jashtme për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatic ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Në një prononcim për Report tv deputeti i PD, Shehu ka deklaruar se vendimi është një detyrim për Shqipërinë, pasi është anëtare e NATO-s.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe është e detyruar të solidarizohet me vendet e NATO-s, aq më tepër kur cenohet sovraniteti i njërit prej këtyre vendeve, është një detyrë dhe obligim për ne. Ne e kemi deklaruar, që në çështjet e sigurisë ne do të ndjekim vetëm SHBA. Pra këtu kemi të bëjmë me cështje sigurie dhe qëndrim amerikan dhe numri i konsiderueshëm vendesh anëtare të NATO-s. Nuk është thjeshtë dëshirë, por obligim për nivelet e sigurisë, prandaj e konsideroj një hap normal” tha ai.

Largimi i dy diplomatëve rusë, ngre pyetjen nëse kërcënohet Shqipëria? “Problemet e kërcënimit janë më shumë se për Shqipërinë, diskutohen në bllok për të gjitha vendet e NATO-s dhe derisa merren vendime të tilla, tregon se gjendja është serioze dhe duhet një reagim serioz, për të frenuar çdo element agresiv ndaj bllokut të NATO-s” deklaron Tritan Shehu.

Nga ana tjetër, Shehu ka shtuar se ky është një vendim që është marrë nga të gjitë vendet aëtare të NATO-s dhe nuk mund të thuhet se ndikon negativisht në raportet shqiptaro-ruse.

Të fundit